Flasin nga Specialja për ish-ushtarin e UÇK-së Qerim Kelmendin që u gjet i vdekur

E publikuar: 27/02/2020 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi, e vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-veprimtarit të LPK-së, orët e para të së enjtes u gjet i vdekur.

Ai u gjet i djegur në veturën e tij në një rrugë në fshatin Zahaq të Pejës, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, të cilët i ka pyetur nëse Kelmendi, ishte pjesë e hetimeve të speciales, qoftë si i dyshuar apo si dëshmitarë.

Nga kjo zyre në Hagë, për Gazetën inFokus ka folur Christopher Bennett.I njëjti ka thënë që nuk komenton hetimet, duke mos mohuar e as pohuar një gjë të tillë.

“Faleminderit që kontaktuat Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj”, u përgjigj shkurt Bennett.