A flasin mes vete Ilir Deda e Shpend Ahmeti? (Video)

E publikuar: 21/10/2016 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Komiteti Qendror”, drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni –prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – deputeti Ilir Deda ka folur për raportet e tij me bashkudhëtarin e tij në politik, Shpend Ahmetin, rrugët e të cilëve u ndanë në Vetëvendosje.

Deda ka folur për fillimet e tij me subjektin politik “Fryma e Re”, te cilën e kishte nisur së bashku me Shpend Ahmetin, për t’u ndarë më vonë duke shuar edhe partinë.

Ilir Deda dhe Shpend Ahmetin, që nga opinioni njiheshin si mendjet liberale dhe miq të mirë, inkuadrimi i të dyve së bashku në Vetëvendosje, në fakt ishte ndarja e tyre dhe vizioneve e mendimeve të tyre, në kahe të kundërta.

Deda, i cili pritët që javën e ardhshme të dalë me subjektin e ri politik së bashku me një ekip, tregon se nuk i ka bërë ftesë Shpendit dhe as nuk ka ndonjë raport me të, pasi që ai ka zgjedhur rrugën e tij në Vetëvendosje, anëtarët e të cilës Deda i quan njerëz që kërkojnë zhbërjen e shtetit. /GazetaExpress/.