Flasin Endri dhe Stefi: Në “Kënga Magjike” nuk shkon si i barabartë!

E publikuar: 16/12/2017 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitues të çmimit “Best Duet” ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Siluhete” në TVSH ku kanë folur jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre në “Kënga Magjike” , por gjithashtu edhe në festivalin e Fundvitit. 

Sa i përket “Këngës Magjike” ata theksuan se këtë vit nuk donin të renditeshin tek të pakënaqurit dhe për këtë arsye nukjanë shprehur. Vëllezërit korçarë kanë theksuar se e vetmja e metë e këtij festivali është mënyra e votimit nga artistët si dhe pjesëmarrja e shumë këngëve nga i njëjti kompozitor, duke çuar në favorizime, në rastin e këtij viti me kompozitorin Kledi Bahiti.

“Vitet e fundit nuk shkojmë më për çmim, shkojmë për të dhënë mesazhe.

E vetmja gjë  për të thenë dhe që duhet të thuhet dhe është se në këtë komepticion nuk vijmë si të barabartë pasi vjen me 10 këngë dhe ne shkojmë me 1 dhe kështu bëhet me pas dhe ndarja e pikëve. Nuk kisha ndërmend të flas por mendoj që kjo gjë duhet korrigjuar,”-është shprehur Stefi Prifti. Ndërkohë Endri u shpreh rreth artistëve të rinj të cilët e kishte të pamundur t’i votonte pasi vota e tij ishte për këngëtarët me karrierë të gjatë në skënë.

Megjithatë ata kanë vlerësuar këtë edicion si mjaft të mirë për produksionet që u paraqitën.“Ka pas këngë të bukura në këtë edicion  7ose 8 këngë dhe pak a shume u renditën mirë pavarësisht të gjithave. Sa i pëket kolegëve kishte nga ana  që na zhgënyërn na votuan disa të rinj që nuk i njihnim fare dhe nuk na vlerësuan disa kolegë që nuk e prisnin,”-u shprehën Endri dhe Stefi por pa përmendur emra./Gazeta Express/