Flasin dy “punëtoret e seksit” në Shqipëri: Ja pse e shesim trupin, të legalizohet prostitucioni (Video)

02.10.2016 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Flasin dy “punëtoret e seksit” në Shqipëri: Ja pse e shesim trupin, të legalizohet prostitucioni (Video)

Në kohën kur po debatohet nëse duhet legalizuar ose jo prostitucioni në Shqipëri, janë gratë të cilët ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë, të cilat rrëfejnë arsyet që i kanë shtyrë të shesin trupin e tyre.

Xhoana, e cila njihet në Vlorë me nofkën “Miza”, tregon se u detyrua të hynte në rrugën e prostitucionit, në moshë fare të vogël, pasi ishte e vetmja mënyrë për të siguruar bukën e gojës, për vete dhe djalin e saj të mitur. “Familja ime që në moshën 10-vjeçe më ka nxjerr në rrugë. kam filluar të lyp në Portin e Vlorës dhe gjysma e jetës time ka kaluar rrugëve. Rashë shtatzënë, linda, e më pas e çova fëmijën tim në shtëpinë e fëmijës. Fillova ushtrimin e prostitucionit pasi nuk kisha mundësi tjetër si të jetoja. E ushtrova për tri vite.”, tha ajo.

Ndonëse ndodhet prej tetë muajsh, në paraburgimin 325 në “Ali Demi”, Xhoana shprehet se sapo të dalë në liri, sërish do të ushtrojë prostitucion. “Nëse nuk pranon familja, do marr fëmijën tim dhe do marr një shtëpi me qira dhe do prostituojë prapë. Kam një fëmijë për të ushqyer. Nuk kam frikë se do më arrestojnë. Do e bëj pasi skam punë tjetër ku të iki”, pohoi më tej Xhoana. Ndërkohë Laureta, nënë e katër fëmijëve, e cila ndodhet në paraburgim e dyshuar për shfrytëzim prostitucioni edhe pse kundërshton akuzën, është e mendimit se prostitucioni duhet të ligjërohet. Sipas saj, shumë gra detyrohen t’i hyjnë rrugës së prostituimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. “Të bëhet një orë e më parë. Dhe gratë e dinë se merret me atë punë dhe të jetë e legalizuar. Gratë nuk kanë pse vinë në burg, kam lënë fëmijët rrugëve. Ke shumë gra brenda që kanë lënë fëmijët jashtë nëpër brefotrofë.” tha  Laureta. Ditët e fundit u kthye sërish në vëmendje të publikut, debati për legalizimin e prostitucionit, çka solli përplasje në radhët e intelektualëve. news 24

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi fillon të “pastrohet” nga përmendoret kundërthënëse

Shkupi fillon të “pastrohet” nga përmendoret kundërthënëse

Shala: AKI mbi nivelin e shërbimeve në rajon

Shala: AKI mbi nivelin e shërbimeve në rajon

Lutja e deputetit të AAK-së: Mos na izoloni, nëse ka gabime do të korrigjohen

Lutja e deputetit të AAK-së: Mos na izoloni, nëse ka gabime do të korrigjohen

Thaçi Dekoron Sami Lushtakun

Thaçi Dekoron Sami Lushtakun

Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë

Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë

AKR-ja e Pacollit, kërcënon koalicionin PAN

AKR-ja e Pacollit, kërcënon koalicionin PAN

Kuvendi sqaron largimin me forcë të gazetarit Osmani

Kuvendi sqaron largimin me forcë të gazetarit Osmani

Surroi ironizon lojën e Kuvendit për demarkacionin

Surroi ironizon lojën e Kuvendit për demarkacionin

OEAK: Korrupsioni në shëndetësi dhe arsim i lartë

OEAK: Korrupsioni në shëndetësi dhe arsim i lartë

Limaj flet pas dështimit të Kuvendit

Limaj flet pas dështimit të Kuvendit

Pas emërimit të Hotit – Ky është numri zyrtar i zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj

Pas emërimit të Hotit – Ky është numri zyrtar i zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj

Eskalon Gjuriq: Avdullah Hoti, gjenocidin në Kosovë e kreu UÇK-ja terroriste

Eskalon Gjuriq: Avdullah Hoti, gjenocidin në Kosovë e kreu UÇK-ja terroriste

Universiteti i Prishtinës me marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Moskës

Universiteti i Prishtinës me marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Moskës

Njeriu që rrezikon të gjendet ballë për ballë me krokodilët, vetëm për të mbledhur vezët e tyre (Video)

Njeriu që rrezikon të gjendet ballë për ballë me krokodilët, vetëm për të mbledhur vezët e tyre (Video)

Pacolli akuzon Haradinajn: E ndryshove trasenë e rrugës Gollak – Gjilan kur unë isha jashtë vendit

Pacolli akuzon Haradinajn: E ndryshove trasenë e rrugës Gollak – Gjilan kur unë isha jashtë vendit

Daçiq-Lavrov: Deklarata e Thaçit për njohje nga Rusia s`ndryshon asgjë

Daçiq-Lavrov: Deklarata e Thaçit për njohje nga Rusia s`ndryshon asgjë