Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

E publikuar: 07/03/2019 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Gjilan, dhe sipas pamjeve që kanë dërguar nga Gjilani qytetarët, shihet se janë përfshirë një numër i madh i automjeteve.

Një dëshmitar i cili ka qenë prezent në kohën kur ka ndodhur aksidenti, ka thënë për Express se po dyshohet që vozitësi i kamionit, i cili e ka shkaktuar aksidentin, e ka bërë këtë qëllimisht.

“Duket si të jetë aksident i qëllimshëm, sepse ka ardhë nga rruga e Livoçit dhe i ka përfshi krejt çka ka gjetë përpara”, ka thënë H.R.

Ndërkaq, qytetarët e tjerë të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes, thonë se aksidenti është shkaktuar që nga stacioni i autobusëve e deri tek rrethi i qytetit.