Flamurtari ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

E publikuar: 25/02/2019 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës e ka pranuar kërkesën e KF Flamurtari për ti zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kuqezinjtë kishin kërkuar nga Komuna e Prishtinës për t’ia lejuar ata që t’i zhvillojnë ndeshjet në impiantin e rinovuar.

Kjo pasi infrastruktura në stadiumin në lagjen “Xhemail Ibisihi” është e rënduar.

Kështu duelin e radhës Flamurtari do ta zhvillojë sërish në “Fadil Vokrri”, teksa të shtunën e pret Trepçën ’89 me fillim nga ora 17:00.

Kjo ndeshje do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.

Kujtojmë që Flamurtari zhvilloi ndeshjen e javës së 17-të ndaj Prishtinës pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri” ku arriti fitore me rezultat 2-0.

Gjithashtu edhe ndeshjen e javës së 10-të kuqezinjtë e kishin zhvilluar në “Fadil Vokrri”, teksa ishin përballur me Drenicën. /Telegrafi/