Flamurtari, Liria dhe Ferizaj shkon më tutje në Kupën e Kosovës

E publikuar: 27/11/2018 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flamurtari është kualifikuar në fazën të mëtejme të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

“Armata e Kuqezi” ka triumfuar si mysafirë të skuadrës së KEK-ut me rezultat 1-0.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Lugu i Baranit – Liria

Në pjesën e dytë, prishtinasit e kërkuan më shumë rrugën e golit dhe këtë ia arritën pesë minuta para përfundimit të takimit.

Ishte sulmuesi Alban Shlivova, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 85-të të ndeshjes, i cili ishte edhe i fitores për Flamurtarin.

Në takimin tjera Liria ka shënuar fitore të thellë, Ballkani minimalisht triumfoi ndaj kundërshtarit gjersa Ferizaj ngadhënjeu në saje të gjashtë golave.

Gjithashtu edhe dy skuadrat e famshme, Besa dhe Vëllaznimi kanë arritur rezultatet pozitive duke fituar në ndeshjet ndaj Vllaznisë (P), gjegjësisht ndaj Drenasit.

Rezultatet:
Drenica – Prishtina 0-0 (shkon në vazhdime)
KEK-u – Flamurtari 0-1
Sharri – Gjilani 2-2 (shkon në vazhdime)
Bashkimi (K) – Vëllaznimi 0-3
Istogu – Ramiz Sadiku 3-0
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Vllaznia (P) – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria (Zh) 6-2
Fushë Kosova – Onix 3-2
Kika – Vushtrria 1-0 (Ka nisur nga ora 13:00). /Telegrafi/