Flamur Noka: Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e konfirmoi, trafikimi i drogës me bekim politik

E publikuar: 18/09/2017 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një dalje për mediet, Flamur Noka ka deklaruar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që opozita ka thënë gjithmonë, që trafikimi idrogës është bërë me bekim politik.

“Këtë e kanë konfirmuar pikë për pikë sipas një medieje investigative. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar që mbjellja dhe trafikimi i drogës është bërë mme bekim politik dhe bashkëpunim të forcave policore. Është shtrirë në gjithë kupolën e policisë, ndaj dhe ky veting është shoë i radhës. Sepse duhet të vazhdojë me Edi Ramën që është kthyer në Kolumbi të Europës.”