Flamur i ISIS-it në kioskën e gazetave në Vlorë

E publikuar: 15/12/2015 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gazeta shitës në qytetin e Vlorës, ka gjetur një flamur me simbole të Shtetit Islamik (ISIS) në kioskën e tij.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se flamuri ishte ngjitur në xhamin e kioskës së gazetave.

Policia e Vlorës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje pronarin e kioskës, Kastriot Mëhilli, i cili është shprehur i habitur nga ngjarja, duke theksuar se nuk ka konflikte me asnjeri.

“Flamurin e gjeta në mëngjes. Kishte të vizatuara simbole të ISIS. Është hera e parë që më ndodh kjo gjë”, është shprehur Mëhilli. /Telegrafi/