Flamujt e Bashkimit Europian në gjysmë shtizë për nder të viktimave në Barcelonë (Foto)

E publikuar: 18/08/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërtesa e Bashkimit Europian në Bruksel kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të viktimave në sulmin terrorist të Barcelonës, i cili ndodhi dje, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

Gjithashtu, flamujt e Bashkimit Europian u ulën në gjysmë shtizë për nder të viktimave.

Sulmi terrorist ndodhi të enjten në mbrëmje dhe la të vdekur 13 persona dhe të plagosur më shumë se 100 të tjerë. Në mesin e viktimave ishin nga 24 vende të ndryshme të botës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Personi i tretë është arrestuar të premten në mëngjes dhe deri më tani nuk ka informacion nëse ajo është një shofer i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas sulmit.

Nuk ka informacion të saktë, por mendohet Musa Oukabir, 18-vjeçar, ka kryer sulmin./GazetaExpress/