Flaka Surroi: Trenin e ndali Vuçiqi, e jo Hashim Thaçi

E publikuar: 16/01/2017 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicistja Flaka Surroi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook e ka komentuar se kush realisht e ndali trenin ilegal serb që të mos futet në Kosovë.

Ajo thotë se është kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ai që e mori një veprim të tillë, e jo Hashim Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Trenin e ka ndalë Vuçiqi, se me siguri dikush ia ka ngreh veshin me i tregu se është më mirë me e ndalë atë në Rashkë se mos me e ndalë. Pallavrat për minimin e hekurudhës janë alibi e mirë për këtë veprim.
Hashimi mundet me u fry sa të dojë se e ka urdhëru Policinë, dhe në fund me dalë ose gënjeshtar ose shkelës i Kushtetutës, sepse nuk e ka këtë prerogativë.