Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

E publikuar: 20/04/2018 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

LG pritet të prezantojë flagshipin e ardhshëm, G7 ThinQ, në një aktivitet më 2 Maj. Përveç inteligjencës artificiale të ThinQ, telefon vjen me një veçori të re: një buton të dedikuar për Google Assistant.

Sipas CNET, ky buton lokalizohet në të majtë të telefoni, ndërsa butoni i ndezjes qëndron në të djathtë dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme.

Ashtu siç V30S, G7 ThinQ do të pajiset me komandat e përshtatura të Google Assistant.

Megjithatë nuk është telefoni i parë Android me një buton të dedikuar asistentit virtual. Që nga Galaxy S8, Samsung ofroi një buton për Bixby por që lejon ç’aktivizimin e tij.

Nuk dihet nëse kjo vlen edhe për G7 ThinQ. /PCWorld Albanian