Flagshipi i radhës i HTC debuton më 23 Maj

E publikuar: 03/05/2018 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej ish pionerëve të telefonëve Android, sot në rënie, HTC zbuloi se telefoni më i ri kompanisë, modeli U12/U12+, do të debutojë më 23 Maj.

Nga fotoja e publikuar në Twitter, shumë pak detaje mund të vërehen përveçse disa komponentëve të brendshëm.

Insajderi Evan Blass shprehej për VentureBeat se telefoni vjen me sistem kamerash të dyfishtë, procesor Snapdragon 845, 6GB RAM dhe 64 ose 128GB memorie të brendshme.

Sot më shumë se kurrë kompania ka nevojë për një telefon të tillë. Rezultat financiare tre mujorit të fundit të 2017-ës nuk ishin aspak premtuese me 337 milionë dollarë humbje nga 540 milion shitje.

Kompania përfitoi 1.1 miliardë dollarë nga shitja e teknologjisë dhe talenteve tek Google, por siduket nuk ka rezultat.

HTC ka përqendruar investime dhe forcat në teknologjitë e reja në rritje të cilat i sheh si e ardhmja, teknologjitë e realitetit virtual. /PCWorld Albanian