Fjoralba Ponari në “Wake Up”: Moment i tmerrshëm kur më sulmuan thikë

E publikuar: 08/06/2020 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” u diskutua mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve, referuar dhe ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë.

Pak ditë më parë ka qenë vetë moderatorja, Fjoralba Ponari e cila bëri publik një ngacmim në llogarinë e saj Instagram dhe lidhur me këtë mëngjesin e sotëm ajo ka rrëfyer dhe historinë e dhimbshme të përjetuar nga vetë ajo, duke rrëfyer: “Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht.

Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoconja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”.

Pas këtij episodi ajo tregoi se iu desh të trajtohej mesenaca private, dhe duke qennë se prindërit e saj janë mjekë, ata kanë qenë një mbështetje e madhe për të.FOTO GALERI1/4