Fjolla Morina: Për Labinot Tahirin, përmbaju të lutem

E publikuar: 04/05/2020 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër ndaj masave e reja të prezantuara nga Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

Ky i fundit theksoi se gjatë vitit 2020 nuk do të ketë organizime të dasmave, koncerteve apo ahengjeve të ngjashme.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta kryesisht nga këngëtarët e estradës shqiptare, ndër ta edhe Labinot Tahiri.

Reagimi i Labinot Tahiri pas marrjes së vendimit për anulimin e dasmave dhe koncerteve (Foto: SC/Labinot Tahiri/Facebook)

Ish-deputeti dhe njëherish këngëtari përmes një statusi në rrjetin social Facebok, ka qenë kundër këtij vendimi, duke u treguar i revoltuar ndaj kësaj ideje.

Për një kundërshtim të tillë ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, ku përmes rrjetit social Instagram i ka kërkuar kolegut të saj, që ta marrë shtruar këtë gjë.

“Qetësohu artist, mos u merr me llojlloj injorantësh, pylli ka derra kudo! Përmbaju të lutem, je artist me zemër të madhe”, ka shkruar Fjolla në një fotografi të publikuar në InstaStory.

Ferizajasi ndër tjerash, kishte cekur në postimin e tij se këngëtarët kanë marrë kapar dhe nuk mund t’i kthejnë ato, pasi paratë në fjalë i kanë harxhuar.