Fjolla Morina flet për të “dashurin”

E publikuar: 13/01/2017 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Fjolla Morina e cila ka nisur një pushim me nënën dhe vajzën në Maldive me rastin e ditëlindjes së personit që e solli në jetë, ka shpenzuar pak kohë nga pushimi për t’u marrë me portalet.

Ditën e djeshme, këngëtarja zuri vend në portale në Shqipëri për ‘zbulimin’ e të dashurit të ri.

U tha se Fjolla ka nisur një lidhje me një djalë nga Tirana 24 vjeçar por që sipas gjasave në këtë lajm nuk ka asgjë të vërtetë, transmeton prive.

E përmes rrjetit social Snapchat, ajo ka demantuar raportimet duke shprehur keqardhje për nivelin e tillë të krijimit të lajmeve duke nënvizuar faktin se Gerin e ka thjesht mik.

Duke marrë shprehjen e famshme ‘O portal’ të kryeministrit Rama në Klan Kosova, ajo ka përmbyllur demantin duke ‘mirëkuptuar’ tendencën për të përfituar klikime. Më poshtë postimi i plotë i Fjollës.