Fjetja në shpinë në muajt e fundit të shtatzënisë nuk është assesi e mirë për beben dhe mund të ketë pasoja fatale

E publikuar: 20/10/2017 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohë më parë studimi i botuar thekson që femrat të cilat gjatë muajve të fundit të shtatzënisë flenë në shpinë bebeve të veta pikërisht mund t’u krijojnë një sërë problemesh të rrezikshme shëndetësore.

Ekspertët të cilët qëndrojnë pas këtij hulumtimi të ri konstatojnë se si femrat shtatzëna do të duhej të flinin në krah në mënyrë që shtatzënia të përfundojë mirë.

Hulumtimi i publikuar në “Revistën e psikologjisë” ka përcjellë nënat e ardhshme gjatë natës dhe bebet e tyre në mënyrë që të shohin se a ndikon pozita e fjetjes tek bebet

Vërejtje të gjitha nënave të ardhshme

Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur lidhjen midis pozitës së fjetjes dhe rrezikut nga lindja e fëmijës së vdekur – në krahasim me fjetjen në krahun e majtë, shtatzënat të cilat flenë në shpinë kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë të vdekur.

Hulumtimi i ri ka ndjekur 29 femra të cilat kanë qenë shtatzëna midis javëve të 34-të dhe të 38-të me ndihmën e elektrokardiogramit, por gjithashtu edhe gjatë natës kanë përdorur kamerën me rreze infra të kuqe.

Aktiviteti i fetusit ndryshon

Hulumtimi ka treguar që fetuset janë shumë më pak aktivë nëse nëna e ardhshme fle në shpinë, mirëpo sapo ajo të kthehet në krahun e majtë apo në atë të djathtin, aktiviteti i fetusit është bërë “më normal”.

– Mendojmë që tani kemi dëshmi të mjaftueshme që të gjitha nënave të ardhshme mundemi që t’u rekomandojmë që në fazat e fundit të shtatzënisë të shmangin fjetjen në shpinë, sepse qartazi ndikon negativisht te fëmija, – ka thënë Peter Stone, udhëheqës i hulumtimit.