Fjalia emocionuese që Avni Dehari ia shkroi në mural Astritit

28.10.2019 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fjalia emocionuese që Avni Dehari ia shkroi në mural Astritit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka shkruar një fjali emocionuese për djalin e tyre, në emër të tij, të bashkëshortes së tij, Xhemiles dhe të gruas së Astritit, Artës.

Familja e ish-aktivistit të Vetëvednosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq me 5 nëntor 2016 në Qendren e Paraburgimit në Prizren, kanë shkruar në muralin e ngritur për nder të djalit të tyre.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare”, ka shkruar Avni Dehari, babai i Astritit.

Ai ka thënë disa fjalë pranë shumë personave që u mblodhën mbrëmjen e sotme në Prishtinë për të ndezur qirinj pranë muralit në kujtim të Astritit.

Avni Dehari ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.

“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.

Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.

“Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryetari i PDK’së: Hoti dhe Qeveri do të kolapsojnë shpejtë

Kryetari i PDK’së: Hoti dhe Qeveri do të kolapsojnë shpejtë

Veseli: Shumë shpejtë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Veseli: Shumë shpejtë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Spadafora: Ja datat e konfirmuara për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Italisë

Spadafora: Ja datat e konfirmuara për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Italisë

Abazi: Kemi parë dosje e informacione të rënda për Thaçin

Abazi: Kemi parë dosje e informacione të rënda për Thaçin

Profesorët universitar: Gjuha e rëndë politike mund të sjellë pasoja në Kosovë

Profesorët universitar: Gjuha e rëndë politike mund të sjellë pasoja në Kosovë

Veliu dezinfekton MPB’në dhe zyrën ku qëndroi Xhelal Sveçla

Veliu dezinfekton MPB’në dhe zyrën ku qëndroi Xhelal Sveçla

Kryeministri: Nuk jam i zemëruar me Osmanin që nuk udhëhoqi seancën

Kryeministri: Nuk jam i zemëruar me Osmanin që nuk udhëhoqi seancën

Afro-amerikani dhunon barbarisht një person

Afro-amerikani dhunon barbarisht një person

Pyetja prekëse e thënë nga një vogëlushe në drejtim të policisë gjatë protestave në SHBA

Pyetja prekëse e thënë nga një vogëlushe në drejtim të policisë gjatë protestave në SHBA

Kallxon Shala: Thaçi e Haradinaj më kanë ardhur në shtëpi në orën 1:00 pas mesnate

Kallxon Shala: Thaçi e Haradinaj më kanë ardhur në shtëpi në orën 1:00 pas mesnate

​Vuçiq: Nuk do të jetë e lehtë për Serbinë, do të kemi presione për shkak të Kosovës

​Vuçiq: Nuk do të jetë e lehtë për Serbinë, do të kemi presione për shkak të Kosovës

Publikohen detaje të pakos stimuluese prej 130 miliardë eurosh të Gjermanisë

Publikohen detaje të pakos stimuluese prej 130 miliardë eurosh të Gjermanisë

Në Kosovë, shërohen tre pacientë, shtohën edhe pesë raste të reja me koronavirus

Në Kosovë, shërohen tre pacientë, shtohën edhe pesë raste të reja me koronavirus

Hoti falënderoi stafin shëndetësor për punën e palodhshme në përballje me pandeminë COVID 19

Hoti falënderoi stafin shëndetësor për punën e palodhshme në përballje me pandeminë COVID 19

Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri

Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri

Kroatët bllokojnë një autobus me kosovarë në kufirin e tyre, kërkohet ndërhyrja e MPJ-së

Kroatët bllokojnë një autobus me kosovarë në kufirin e tyre, kërkohet ndërhyrja e MPJ-së