Fjalët e fundit të Diena Karanxhës, ajo nuk vdiq nga dhimbjet por nga marazi për të bijën (Video)

03.12.2019 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fjalët e fundit të Diena Karanxhës, ajo nuk vdiq nga dhimbjet por nga marazi për të bijën (Video)

Një ndërhyrje më e shpejtë mund tu kishte shpëtuar jetën nënës së re dhe vajzës së mitur. Diena, kishte komunikuar me telefon me të afërmit. Vogëlushja Esiela u nxor nga rrënojat vetëm pas 12 orësh. Ishte tepër vonë. Ajo kishte humbur jetën.

“Zjarrfikësit tanë janë shumë profesionistë, dhe tuajt u lanë hapësirë tanëve duke u thënë vazhdoni juve sepse e dini mirë si veprohet”, tregon Tonia Cartollano

Dy orë pas vajzës, ajo u nxorr e gjallë nga rrënojat.

“Një orë para se ta nxirrnin, ishte koshiente, por momentet pas mbesa e nxorën pa frymë nga rrënojat, Diena më thonin kishte ankime, kishte humbur forcat, se më përpara ishte e fortë, kapedane, rezistente”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Diena, kishte kaluar një fatkeqësi të madhe që e kishte dërrmuar. Ajo, kishte humbur bashkëshortin 4 vite më parë. Piktori Dorian Karanxha, u nda nga jeta në vitin 2015, në moshën 37-vjeçare pas një ataku kardiak.

“Mendoja gjithmonë që Zoti më kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”

Mes rrënojave, shfaqen edhe vepra arti të Dorit, për të cilat dashuria e jetës së tij Diena, aq shumë ishte kujdesur. Madje, ajo kishte hapur një ekspozitë pas vdekjes së tij. Nëntë vite më parë, çifti i kishte kushtuar një film me metrazh të shkurtër dashurisë së tyre.

“Piktura ishte pasioni i Dorit, vjen nga një familje me tradita. Vdiq në moshën 37-38 vjeç, para syve Dienës, ishte dashuria e Dienës, ishin perfekt bashkë, edhe ditë të vështira pas vdekjes së Dorit, periudhën e fundit kishte filluar ta merrte veten”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Vetëm një javë para ngjarjes, Marildo kishte qenë në atdhe, te familjarët e tij. Ai kujton se kishte biseduar me nënën për disa çarje që ishin shkaktuar nga tërmeti i shtatorit dhe rrezikun që mund të vinte.

“Ka pasur ca krisje, krisje në mur, ndoshta kanë verifikuar dhe kolonat por skishte shenja dëmtimesh, por janë vështrime jo profesionale”, rrëfen Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Deri në port, atë e kishte përcjellë për herë të fundit motra e ndjerë.
“Edhe ato kanë qenë momentet e fundit, mami me ritin si e krishtere, para makinës që më shoqëroi Diena me Esielën në portin e Rinasit, më hodhi ujin e bekuar para këmbëve, harroi ti hidhte vetes së vet ujin e bekuar. Me Esielën, Dienën folëm shumë, kishim kohë që nuk kishim folur, kur bëra check in po bëj gate më vonë, doja të fitoja minuta sekonda për të kaluar bashkë”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

E gjithë kjo tragjedi e madhe, sot nuk ka shkaktarë vetëm fatkeqësinë natyrore. Përgjegjës ka njerëz konkretë që kanë abuzuar me cilësinë e ndërtimit. Dhe për këtë, Marildo ka një mesazh.

“Kam bindje që shteti do të bëjë atë që duhet për drejtësi e të vendosen gjërat në vijë, se ndryshe sistemi shqiptar nuk ka më kuptim”, thotë Marildo Meçja, vëllai i Dienës./topchannel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Krasniqi: S’është demokraci lidhja e koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Thahet ujëvara Victoria, ndodh për herë të parë në histori

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Shqiptarja në Angli u gjet me fytin e prerë

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Musliu: Për sistemin e drejtësisë problem janë “Lumezat”

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Tensionohet situata në Serbi, protestuesit anti-Vuçiq, tentojnë të hyjnë brenda në parlament

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Sizmiologu Shyqyri Aliaj: Qetësohuni shqipëtarë, tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Avokati i Popullit: Në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga e dërguam për këtë arsye

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Analistët: E dhimbshme dhe skandaloze mohimi i masakrës së Reçakut

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Shkup: Mungon transparenca gjatë punësimeve në administratë

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Është gjetur një person i vdekur në veri të Mitrovicës

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës,  bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës, bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz