Fitorja e sotme e Vetëvendosjes – fundi i një tranzicioni në Kosovë

15.02.2021 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fitorja e sotme e Vetëvendosjes – fundi i një tranzicioni në Kosovë

Nga Altin Ahmeti

Rezultatet që mori Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme, si asnjëherë më parë një parti mund të qeverisë e vetme, paraqet fundin e një tranzicioni në Kosovë.

Një tranzicioni të imponuar nga një model i zgjedhjeve, i cili për 20 vite me radhë prodhoi qeveri të paqëndrueshme, nga votat e shpërndara në disa parti politike dhe me shumica relativisht të pamjaftueshme për reforma serioze.

Në këto kushte, përfundimi i një mandati 4 vjeçar nga këto parti fituese, mbeti një ëndërr e paarritshme.

Qeveritë, gjatë gjithë 20 vjeçarit mbeten duke u mbajtur me një këmbë jashtë.

Ky lloj sistemi zgjedhor gjithashtu nuk prodhoi, hiç lëvizjen Vetëvendosje që nisi veprimtarinë nga rruga dhe me metoda ekstreme, pozitë dhe opozitë të qartë.

LDK, PDK, AAK, Nisma etj etj, nga 2001 ishin gjithnjë në pushtet, edhe pse ndonjëra prej tyre mund të mos ishte pjesë e qeverisë qëndrore në disa palë zgjedhje që u mbajtën në vend.

Nga ky sistem zgjedhjesh që nuk nxorri asnjëherë deri më tani fitues dhe humbës të qartë, më së shumti u dëmtua Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo parti u kthye në tabelë qitje prej partnerëve të vet qeverisës, të cilët arritën që PDK dhe zullumin ta bëjnë njësh.

Jo se PDK apo njerzit e saj nuk kryen korrupsion, por u akuzan edhe atëherë kur kryeministrat dhe digasteret kryesore të shtetit vinin dhe mbaheshin nga partitë e tjera politike.

PDK-së iu mvesh ngarkesë edhe korrupsioni gjatë privatizimit, një proces që qartazi filloi nga administrata ndërkombëtare në vitin 2003 dhe po e njejta strukturë përfundoi procesin duke privatizuar asetet kryesore të vendit.

Por historia e korrupsionit ka një të vërtetë tjetër.

Të gjitha partitë politike që qeverisën vendin si mandatarë apo në formë kualicioni, jo vetëm që nuk hodhën një gur kundër sistemit korruptiv dhe nepotist në vend, po shijuan të mirat materjale të tij duke u pasuruar.

Në mënyrë të sukseshme ata arritën të fshihen, duke etiketuar si kujdestar të çdo të keqeje PDK.

Nga kjo skemë nuk përjashtohet as lëvizja Vetëvendosje, parti e cila qëkur është përfshirë në betejën serioze për pushtet, është partia që shpenzon më së shumti për fushatat e pandërprera publike.

Fushatat e saj të pandërprera me vlera prej milona eurosh vetëm në rrjetet sociale, të cilat asnjëherë nuk u kuptua se nga po vinë dhe se për cfarë qëllimesh po investohen, janë një prej shkaqeve kryesore të rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën sot në vend.

Këto lloj parash, miliona, vetëm nga burimet e ligjshme nuk vinë.

Kjo katrahurë korruptive dhe nepotiste, ku Ndershmëria është thjesht mungesë rasti, publiku po refuzon ta përceptojë si të tillë, pasi nuk pëlqen ta shohë të vërtetën lakuriq.

Për çdo gjë kjo kategori shërbehet me syzet e liderit.

Nëse rezultatet nga KQZ e konfirmojnë dhe trendet duket që janë të tilla, pritet të kemi një fund të qartë si kristali. VV do jetë fituesi absolut i zgjedhjeve.

Por, fituesi i zgjedhjeve do të jetë dhe përgjegjësi kryesorë për Kosovën dhe zhvillimet, si politike ashtu dhe ato ekonomike.

Fatmirësisht, nuk do mund ti vihet më faj kryetarit të një partie tjetër, një ministri tē brendshëm apo një diplomati të huaj.

Nuk ka më mundësi fshehjeje. Por as mundësi për tu paraqitur si viktimë.

Si rezultatet pozitive ashtu dhe ato negative, do bartin emrin e Albin Kurtit dhe partisë së tij Vetëvendosje.

Për referencë do kenë punën që është bërë këto 20 vjet, sado që Nihilistët e shumtë të aktivizuar në rrjete sociale dhe jashtë tyre, kanë arritur që publikisht të zerojnë çdo gjë që është bërë e mirë në këtë vend.

Partitë që morën rezultate të kèqija në këto zgjedhje,është normale që fillimisht do jenë të hidhëruara dhe pakënaqura nga një rezultat i tillë.

Por ato do të jenë fituese nga rezultatet e sotme, pasi edhe ato gjëra pozitive që mund të kenë bërë, VV arriti mjeshtrisht ti shpallë null para opinionin publik.

Para së gjithasht, ato duhet të kuptojnë se VV po merr qeverisjen e vendit në kohën më të keqe, qoftë politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Covidi 19 ka sjellë mijëra biznese të vogla dhe të mesme në zgrip të falimentimit, biznese që nga qeveria vendore nuk do të mund të ndihmohen në shuma më të mëdha se lëmosha.

Në ndihma të huaja nuk duhet shpresuar pasi e gjithë bota është mbërthyer nga sindroma e njejtë.

Kur të kemi parasysh këtë mozaik të çmendur, njerëz të përgjegjshëm nuk do ti gëzoheshin marrjes së pushtetit krejt dhe të vetëm.

Sepse mundësit për ti mbajtur premtimet e bëra në fushatë janë të vogla.

Krejt e kundërt me pritjet e mëdha të votuesve, për ndryshime dhe eleminimin e probleve me shkop magjik, pritje këto të hiperbolizuara nga vetë lideri i Vv.

Shpresat e mëdha përfundojnë me thyerje dhe zhgënjime po aq të mëdha.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


KQZ numëron mbi 90 për qind të votave: VV prin me 47,75 për qind

KQZ numëron mbi 90 për qind të votave: VV prin me 47,75 për qind

Fitorja e sotme e Vetëvendosjes – fundi i një tranzicioni në Kosovë

Fitorja e sotme e Vetëvendosjes – fundi i një tranzicioni në Kosovë

Basha uron Kurtin e Osmanin: Kosova ka sfida përpara

Basha uron Kurtin e Osmanin: Kosova ka sfida përpara

Kurti dhe Osmani: Do të vendosim drejtësi pa hakmarrje

Kurti dhe Osmani: Do të vendosim drejtësi pa hakmarrje

Çitaku uron VV-në: Mos udhëhiqni me arrogancë

Çitaku uron VV-në: Mos udhëhiqni me arrogancë

Hoti: Unë e marr përgjegjësinë e plotë për humbjen, do të diskutoj me organet e LDK-së për përgjegjësinë

Hoti: Unë e marr përgjegjësinë e plotë për humbjen, do të diskutoj me organet e LDK-së për përgjegjësinë

Humbja e thellë e LDK-së, lajmërohet Isa Mustafa

Humbja e thellë e LDK-së, lajmërohet Isa Mustafa

Deklarohet Enver Hoxhaj, ia uron fitoren Vetëvendosjes

Deklarohet Enver Hoxhaj, ia uron fitoren Vetëvendosjes

Lista Serbe: I kemi fituar të dhjetë mandatet e rezervuara

Lista Serbe: I kemi fituar të dhjetë mandatet e rezervuara

Kajtazi: Koalicioni VV – PDK do të ishte më i miri tani

Kajtazi: Koalicioni VV – PDK do të ishte më i miri tani

Numërohen 600 mijë vota, ky është rezultati

Numërohen 600 mijë vota, ky është rezultati

Haxhiu bën thirrje që të festohet nëpër shtëpi: Mos dilni në sheshe

Haxhiu bën thirrje që të festohet nëpër shtëpi: Mos dilni në sheshe

Ramush Haradinaj uron VV-në: Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti

Ramush Haradinaj uron VV-në: Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti

Sami Lushtaku: PDK-ja në Drenicë i ka mbi 85% të votave

Sami Lushtaku: PDK-ja në Drenicë i ka mbi 85% të votave

Lëvizja Vetëvendosje prin në Prishtinë me mbi 61 për qind

Lëvizja Vetëvendosje prin në Prishtinë me mbi 61 për qind

Dardan Sejdiu reagon pas rezultateve të “exit poll”-eve

Dardan Sejdiu reagon pas rezultateve të “exit poll”-eve