Fitore me vlera për Frankfurt

E publikuar: 21/10/2016 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frankfurt sheh Europën duke fundosur akoma më shumë Hamburgun në klasifikim. Eintracht fitoi 3-0 në transfertë ndaj formacionit të Gisdol duke shfaqur një lojë të jashtëzakonshme që ishte vazhdimësi dhe e ndeshjes së fundit me Bajernin e Mynihut. Miqtë e drejtuar nga Kovac bënë gjithcka mirë në Hamburg, duke gjetur epërsinë që në minutën e 35-të me anë të Holtby-t, që gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e tij.

Në pjesën e dytë ishte Shani Tarashaj protagonist, që realizoi dhe golin e 2-0 duke vulosur në kasafortë 3 pikët për të tijtë me një realizimin fantastik.

9 minuta më pas, Seferovic realizoi dhe të tretin për Eintracht që e mbylli me një goleadë këtë transfertë duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim ndërsa vendasit vazhdojnë të rrëshqasin dhe më shumë në klasifikim.