Fitore të rëndësishme nga LA Lakers dhe Houstoni

E publikuar: 01/12/2018 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dallas Mavericks me rezultat 114-103.

Sfida ishte e ngushtë në disa perioda të caktuara të saj, duke parë edhe kualitetin e skuadrës teksane.

Megjithatë LeBron James me 28 pikët e tij ishte i pandalshëm duek kontribuar në fitoren e ekipit të tij, ku po ashtu patën dorë edhe Ingram me 19 pikë dhe Kuzma me 15 pikë e 12 kërcime.

Më pak impakt pati Luka Doncic, i cili realizoi vetëm gjashtë pikë për Dallasin, që në lojë qëndroi falë Harrison Barnes i cili shkëlqeu me 29 pikë.

San Antonio Spurs nuk kishte asnjë gjasë ndaj Huoston Rockets, duke regjistruar humbjen e 12-të të këtij sezoni në 22 ndeshje të zhvilluara.

Më i miri te Houstoni ishte James Harden me 23 pikë e 12 assitime dhe Clint Capela me 27 pikë e 12 kërcime, ku u bashkua edhe Eric Gordon me 26 pikë të realizuara.

Te Spursat zhgënjyen yjet e mëdha ku DeMar DeRozan shënoi 18 pikë e LaMarcus Aldridge 20 pikë.

Në Perëndim pas këtyre ndeshjeve Lakers ngjiten në pozitën e shtatë me 13 fitore, kurse Houstoni gjendet në vendni e 12-të. Vendi i parafundit mbahet nga San Antonio Spurs, një pozitë e pazakontë për skuadrën e cila ka dy dekada që nuk ka munguar në playoff. /Telegrafi/