Fitore minimale por tejet e rëndësishme e Dritës

E publikuar: 18/02/2018 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra gjilanase Drita ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Feronikelit.

Drita e nisi mirë ndeshjen kur qysh në minutën e katërt Kastriot Rexha ka mundur të shënoj pas daljes së pamenduar të Malokut por që goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Në minutën e tetë mysafirët patën një rast të mirë shënimi me afrikanin Kone, por priti Rexhepi i Dritës.

Kastriot Rexha e gjeti golin në minutën e 26-të, por që u anulua nga gjyqtari anësorë për shkak të pozitës jashtë loje.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të bardhë 0-0 edhe përkundër rasteve që kishin dyja skuadrat.

Me të filluar pjesa e dytë Drita arriti të fitoj një penallti pasi Behar Maliqi pengoi në zonë Kastriot Rexhën.

Mesfushori i Feronikelit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja.

Nga pika e bardhë i saktë për Dritën ishte mbrojtësi qendror Fidan Gërbeshi.

Deri në fund dy skuadrat kishin disa raste shënimi por që portat mbetën më të paprekura nga minuta e 53-të.

Vendasit me këto tri pikë kanë përforcuar pozitën e tretë me 33 pikë të tubuara një më pak se Llapi dhe dy më pak se Prishtina.

Drita në ndeshjen e radhës do ta luaj derbin në udhëtim te Llapi, ndërkohë Feronikeli në Drenas do të jetë nikoqir i Flamurtarit. /Telegrafi/