Fitore e ngushtë e Shpend Ahmetit, sipas Exit Pollit

E publikuar: 19/11/2017 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpend Ahmeti i VV-së pritet të jetë edhe njëherë fitues i garës për Kryetar të Prishtinës. Këtë rezultat e ka nxjerr Exit Polli i realizuar nga Klan Kosova. Gjithnjë sipas këtij sondazhi, Ahmeti ka marrë 52.2 për qind, ndërsa, Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 47.8 për qind.
Prishtina do të vazhdojë të qeveriset edhe për katër vitet e ardhshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të paktën kështu ka parashikuar Exit Polli i publikuar në Klan Kosova. Exit Poll ka dal me rezultatet e para, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ku të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur siç janë paraparë në ora 19:00.

Sipas këtij Exit Polli të Klan Kosoës, në bazë të rezultateve të nxjerra, fitues për komunën e Prishtinës, del të jetë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes me 52.2 për qind.

Kundër kandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi ka marrë vetëm 47.8 për qind.

Shpend Ahmeti i ka hyrë garës së sotme së bashku me AKR-në, derisa LDK lidhi koalicion me AAK-në.

Zgjedhjet në raundin e parë u zhvilluan më 22 tetor. Kujtojmë se këto nuk janë rezultate zyrtare..Express