Fitore e lehtë për Sigal Prishtinën ndaj BC Levski

E publikuar: 09/02/2016 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionët në fuqi të “BalkanLeague”, Sigal Prishtina arriti një fitore bindëse në takimin e dytë, në fazën e dytë.

Ekipi prishtinas mundi pa shumë probleme bullgarët e BC Levski me shifrat e thella 89:66. Nuk kishte histori në këtë sfidë, me Sigal Prishtinën që dominoi nga fillimi deri në fund miqtë. Më i miri për vendasit rezultoi Dardan Berisha që shënoi 23 pikë. Sigal Prishtina mbetet në vendin e parë me 4 pikë, 1 më shumë se sa Levski në vendin e dytë, duke treguar se edhe këtë edicion mbeten skuadra favorite për të fituar sërish.