Fitore e çmendur për Napolin, Hysaj i pafat bën autogol

E publikuar: 08/01/2017 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elseid Hysaj nuk e nisi ashtu sic do të kishte dashur 2017. Mbrojtësi i Kombëtares ishte titullar me Napolin ndaj Sampdorias pavarësisht gjendjes gripale që e kishte shoqëruar në vigjiljen e kësaj sfide. Hysaj pagoi gabimin në blloj të mbrojtjes së Napolit në minutën e 30, kur Schick i shpëtoi Chiriches dhe goditi me shkodranin që devijoi në mënyrë të pavullnetshme me gjoks topin në rrjetën e tij. Gjithsesi për fatin e mirë të Napolit Silvestre në pjesën e dytë mori brenda pak minutash dy kartona të verdhë duke lënë në inferioritet numerik Sampdorian në minutën e 61. Skuadra e Sarrit shfrytëzoi mundësinë dhe në minutën e 77 Gabiadini barazoi shifrat.

Goli i dytë në dy ndeshje radhazi për Gabiadinin, me Napolin që arriti të marë maksimumin në fyrmën e fundit, pasi Toneli shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 95 të takimit.

Në takimin tjetër të së shtunës së Serisë A , Empoli ku Veseli ishte në stol u imponua 1-0 ndaj palermos fal;ë Makarones që vetëm 1 minutë e 58 sekonda pasi ishte futur në fushë nga stoli shënoi golin që vlen tre pikë të rënda nga pika e bardhë e një penalltie të cilën e fitoi po vetë.