Fiton Tottenham, -4 pikë nga Chelsea

E publikuar: 26/04/2017 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenham u rikthye sërish në katër pikë nga Chelsea pas një fitoreje minimale në derbin e vogël të Londrës me Crystal Palace. Gjelat e Pochetinos triumfuan falë një goli të danezit Eriksenn në minutën e 78-të, që zgjidhi një sfidë të vështirë për të tijtë.

Tottenham nuk e pati aspak të thjeshtë dhe madje në pjesën e parë goditi vetëm një herë kuadratin, ndërsa i vetmi rast i krijuar përpara golit ishte ai i Dell Alit në të 59-tën. Gjithsesi në fund miqtë i rezistuan presingut të Crystal Pale duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin. Arsenali gjithashtu i dha vetes shpresë për zonën Champions pasi fitoi minimalisht 1-0 me Leicesterin, me ndeshjen që u vendos pas një autogoli të Robert Huth në minutën e 86-të.