Fiton Milani, humbet Juventusi (VIDEO)

E publikuar: 29/10/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra nga qyteti i modës i është kthyer fitoreve pasi mposhti Chievon, ndërsa torinezët asesi nuk po mund ta gjejnë formën – u mposhtën nga Sassuolo.

Zonja e vjetër është mposhtur nga Sassuolo si mysafire me rezultat 1:0.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Sansone nga gjuajtja e lirë.

Juventusi luajti me një futbollist më pak në fushë, pasi Chiellini u përjashtua me të kuq në minutën e 39-të.

Nga ana tjetër, Milan e ka mposhtur Chievon me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 10 të Series A. Golin e vetëm për ‘rossonerët’, e realizoi Antonelli në minutën e 53-të.