Fiton mbi 60 mijë euro në vit, duke i shfaq shputat e këmbëve (Foto)

E publikuar: 21/10/2017 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jessica Gould nga Ontario e Kanadasë, fiton mbi 60 mijë euro brenda vitit, duke u dërguar klientëve fotografitë e shputave të këmbëve.

Modelja 32-vjeçare kishte postuar në Instagram një fotografi të kësaj pjese të trupit, pasi kërkohej nga një agjenci për një reklamë, transmeton Telegrafi.

Llogaria saj është mbushur me shumë kërkesa, për të dërguar imazhe private te shumë meshkuj, që i kanë fetish këmbët e grave.

“Nuk përtova dhe i shkrepa disa fotografi për t’jua dërguar, e ata më falën të holla të konsiderueshme. Pastaj mendova ta realizoj si biznes”, ka shpjeguar Gould lidhur me rastin.

Biznesi i papritshëm dhe fitimprurës

Tani ajo ka një sistem të regjistruar dhe për çdo fotografi që dërgon i kryhet pagesa përmes bankës.

“Bota e fetisheve qenka shumë e madhe, kurrë nuk do të besoja se mund të kënaqja dikë me këmbë”, ka shtuar më tej ajo.

Fetish i përhapur në masë të madhe

Madje, nëse ka kërkesa të veçanta siç është fokusimi në nyja, gishta apo tabanët e shputave, pagesa është edhe më e lartë. /Telegrafi/