Fitoi popullaritet të madh, me formën si grimon fytyrën që të ngjajë si artistet e famshme (Video)

E publikuar: 27/02/2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlogerja kineze ka mahnitur ndjekësit e saj, me formën si grimon fytyrën që të ngjajë me artiste të ndryshme perëndimore.

Wang Jiawen shpenzon nga katër orë që të lyej fytyrën, që të duket si Beyonce, Rihanna apo Taylor Swift, ndërsa procesin e punës e poston në rrjetet sociale kineze, transmeton Telegrafi.

Artistja e grimit që është 23-vjeçare, ka mbledhur më se 100 mijë ndjekës në llogarinë e saj, ndërsa përkrahësit vetëm vazhdojnë të shtohen.

Aftësimi saj nuk ka qenë i menjëhershëm, pasi ajo ka kaluar tri vjet tjera për të mësuar bazat e grimit, pastaj për tri vjet të tjera ushtroi që të bënte përvojë.

“Grimi që më bënte të ngjaj si Katy Perry, më dha famë të madhe. Pastaj u interesova, që ta përsosi këtë teknikë” ka thënë Jiawen, që njihet edhe si Shan Shan.

Brenda një muajit, artistja nga Sichaun i Kinës imiton dukjen e rreth nëntë të famshmeve. /Telegrafi/