Fitoi çmimin e parë në Kampionatin e Magjisë, mahniti të gjithë me ‘zhdukjen’ e letrave (Video)

E publikuar: 21/11/2018 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eric Chien i ka mahnitur të gjithë me mënyrën se si i ‘zhdukte’ letrat, duke bërë që ai të fitoi çmimin e parë në Kampionatin Botëror të Magjisë.

Të gjithë e dimë se magjia nuk ekziston, por truqet e pashpjegueshme që na mrekullojnë, nuk kemi si t’i quajmë tjetër pos një magji e bukur që na pëlqen ta shohim, transmeton Telegrafi.

Në kampionatin e zhvilluar në Kinë, ku u mblodhën përformues nga mbarë bota, Chien ka fituar si ‘Truku më i mirë” që është edhe çmimi kryesor.

Në anën tjetër, paraqitja tij e titulluar ‘Kordelja’ është bërë virale, duke mbledhë edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/