Fitimet marramendëse të këngëtarëve nëpër dasma

E publikuar: 19/06/2018 03:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkesa që ata të këndojnë nëpër të tilla ahengje është e madhe.

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit, është më se evidente, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë.

Çmimi i këngëtarëve sillet prej 2000 deri në 6500 euro.

T7, si një qytetar i interesuar për rezervimin e një këngëtari për një dasmë në këtë verë ka kontaktuar disa nga këngëtarët më të kërkuar të dasmave shqiptare.

Ndërkaq, menaxheri i Ryva Kajtazit, me çmimin që na e propozojë u mundua të na bindë, duke na i treguar edhe çmimet e këngëtareve të tjerë.

Hiç më pak nuk qëndron as këngëtari Nadi.

Këngëtarët e rritin çmimin e tyre akoma më shumë kur pyesin se ku do të bëhet dasma.

E kur flasim për Afrim Muqiqin, i cili është pothuajse në çdo dasëm elitare, atëherë çmimi hyp kogja si shumë.

E primatin si më i paguri në dasma e mban i madhi Meda. I cili paguhet hiç më pak se 6e gjysë siç e quajnë ata vet. Madje ai komplet këtë vit e ka të rezervuar.

Ndërkaq ne kemi kontaktuar edhe me disa të tjerë, ku grupi NRG, ka çmimin 2500 euro.

E sipas informatave që kemi: Shyhrete Behluli vetëm për një dasmëmmerr 4000 euro e ndërkaq Shkurte Gashi 4500 euro.