Fitbit Versa është ora inteligjente që Ionic duhej të kishte qenë

E publikuar: 14/03/2018 03:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ora e parë inteligjente e Fitbit, modeli Ionic, nuk u shit ashtu siç kompania shpresonte megjithatë kjo e ka ndaluar ta provojë përsëri.

Ora e re Fitbit Versa lë pas dizajnin agresi të Ionic për ta zëvendësuar me një dizajn me skaje të rrumbullakëta.

Me një çmim prej 199 dollarësh, Versa vjen për pjesën më të madhe të përdoruesve që nuk kërkojnë aplikacione të shumta e as LTE.

Gjithashtu do të zëvendësojë modelin modular Fitbit Blaze i lançuar dy vite më parë.

Ndryshe nga Ionic, Versa nuk ka GPS dhe bateria qëndron për katër ditë dhe jo pesë.

Por shumica e veçorive të Ionic janë prezentë edhe tek Versa edhe pse ky i fundit kushton 100 dollarë më pak.

Versa ka një monitor të rrahjeve të zemrës, vjen me Fitbit OS dhe është rezistent ndaj ujit.

Mund të ruajë deri në 300 këngë ose të transmetojë muzikë nga Pandore ose Deezer.

Në verë Fitbit pritet të prezantojë një funksion të ri me të cilin femra mund të gjurmojnë simptomat dhe ciklin e menstruacioneve.

Kjo është hera e parë për Fitbit që implementon një funksion të tillë, por jo për Apple.

Fitbit Versa del në shitje për 199 dollarë në Prill ndërsa porositë janë hapur nga dita e sotme. /PCWorld Albanian