Fitbit lançon një rrip fitnesi për fëmijët

E publikuar: 10/05/2019 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Verën e kaluar Fitbit prezantoi rripin e parë të fitnesit për fëmijët. Tashmë kompania është rikthyer me një model të ri, Ace 2, dhe ka ulur çmimin me 30 dollarë.

Fitbit foli për herë të parë për Ace 2 në Mars ku lançoi Inspire dhe Inspire HR por pajisja e re për fëmijët kushton 69.95 dollarë.

Ashtu si origjinali, Ace 2 gjurmon aktivitetin dhe gjumin e madje edhe një sfidë hapash e cila ju inkurajon të bëni një aktivitet ditor prej 1 orësh.

Gjithashtu mund të vendosni alarme, përkujtues, të përdorni kronometrin apo të merrni edhe njoftime për telefonata.

Versioni i ri duket më i qëndrueshëm. Kompania thotë se i reziston ujit. Gjithashtu ka deri në pesë ditë jetëgjatësi baterie. Fëmijët mund të aksesojnë Kid View në aplikacionin Fitbit Mobile për të parë aktivitetin e tyre. Përmes Parent View, prindërit apo kujdestarët mund të monitorojnë aktivitetin e fëmijës, të menaxhojnë llogarinë dhe të aprovojnë kërkesat e miqve.

Ndërsa disa mund të pyesin pse fëmijët kanë nevojë për një pajisje të tillë, preponentët thonë se mund të ndihmojë në uljen e obezitetit dhe diabetit tek fëmijët.

Plus që disa prindër do të ishin të lumtur nëse fëmijët marrin paralajmërimet dhe përkujtues gjatë ditës kur përmes telefonëve nuk munden. /PCWorld Albanian