Firmoset marrëveshja për autostradën Shkup-Bllacë

16.01.2020 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Firmoset marrëveshja për autostradën Shkup-Bllacë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka firmosur marrëveshjen me një firmë ndërtimore për nisjen e punimeve për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.

Punimet pritet të nisin në pranverë, ndërsa deri atëherë pritet të përfundojë edhe procesi i shpronësimit të 68 parcelave të tokës, në pronësi të banorëve të Bllacës.

Autostrada do të jetë në gjatësi prej 12 kilometrash, me një kosto prej 120 milionë eurosh.

Dy kilometrat do të financohen nga buxheti i shtetit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesët tjera me kredi të Bankës Botërore dhe nga fondi i Ballkanit Perëndimor.

Gjatësia totale e autostradës do të jetë 12.5 kilometra dhe pritet të vihet në shfrytëzim në vitin 2021.

“Projekt i një rëndësie të veçantë strategjike për vendin dhe gjithë rajonin. Unë besoj se shumë shpejt Prishtinën dhe Shkupin do ta lidhim me një autostradë moderne, e cila do të kalohet për më pak se 45 minuta. Këto dy kryeqytete do të bëhen më të afërtat në rajon, duke ofruar një mundësi për lidhshmëri të njerëzve, mallrave dhe një klimë të re të bashkëpunimit mes shteteve dhe popujve”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, koordinator i projektit, shkruan rel.

Ndërtimi i kësaj autostrade është premtuar që para 16 vjetësh, por për shkak të mungesës së gatishmërisë politike, para së gjithash nga pala maqedonase, ai është zvarritur – gjë që shpeshherë ka çuar edhe në përplasje mes partive politike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

Takimi përfundon pa marrëveshje

Takimi përfundon pa marrëveshje

Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

I teprojnë 30 milionë euro, Shpend Ahmetit kritikohet për menaxhim të dobët

I teprojnë 30 milionë euro, Shpend Ahmetit kritikohet për menaxhim të dobët

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Shfaqet udhëheqësi i ri i ISIS-it

Shfaqet udhëheqësi i ri i ISIS-it

Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

VV e LDK e nisin takimin

VV e LDK e nisin takimin

Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset (Video)

Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset (Video)

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Borell: Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë, ne do të bëjmë çmos ta lehtësojmë dialogun

Borell: Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë, ne do të bëjmë çmos ta lehtësojmë dialogun

Për organizim të skemave piramidale policia ka arrestuar një të dyshuar

Për organizim të skemave piramidale policia ka arrestuar një të dyshuar