Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino po akuzohet për ngasje të veturës në gjendje të dehur, pasi është kapur nga Policia ditën e Krishtlindjeve.
Policia e qytetit të Liverpoolit ka konfirmuar se në orët e hershme të 24 dhjetorit ka arrestuar një 25 vjeçar. Sulmuesi do të paraqitet në gjykatë më 31 janar, pikërisht në ndeshjen ndaj Chelseat, shkruan Liverpool Echo.
Një zëdhënës i klubit të Liverpoolit ka konfirmuar se klubi nuk do të komentojë mbi këtë çështje pa përfunduar procesi ligjor