Firmat teknologjike duhet të bëjnë më shumë kundër ekstremizmit thotë Forumi Ekonomik Botëror

E publikuar: 31/10/2017 04:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Firma Amerikane të teknologjisë si Facebook dhe Twitter duhet të jenë të agresivë në adresimin e ekstremizmit dhe keqinformimin politik nëse duan të shmangin masat nga autoritetet shtetërore citonte një raport i ri nga Forumi Ekonomik Botëror.

Studimi i organizatës jo fitimprurëse Zvicerane shton thirrjet ndaj gjigantëve të Silikonit për të ndaluar përhapjen e materialeve ekstremiste kryesisht nga militantët e Shtetit Islamik dhe propaganda Ruse.

Facebook, Twitter dhe Alphabet Google do të hyjnë në mikroskopin e ligjvënësve Amerikanë gjatë kësaj jave ku këshilltarët e kompanive do të dëshmojnë përpara tre komiteteve të kongresit lidhur me interferencën Ruse në zgjedhjet presidenciale Amerikane në 2016-ën.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror mbi të drejtat e njeriut paralajmëron se kompanitë rrezikojnë të përballen me masa të ashpra nga autoritetet e vendeve të cilat mund të kufizojnë lirin e shprehjes.

Dokumenti rekomandon që kompanitë të kryejnë më shumë shqyrtime të brendshme lidhur me mënyrën sesi shërbimet e tyre mund të keqpërdoren.

Parlamenti Gjerman në Qershor tha se do të gjobisë rrjetet sociale me 50 milion Euro nëse dështojnë në adresimin e përmbajtjeve të dhunshme, një ligj i cili potencialisht mund të çojë të fshirjen e shumë të dhënave. /PCWorld Albanian