Firefox Quantum: Një hap përpara apo një aventurë tragjike?

E publikuar: 27/11/2017 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Firefox e kemi pëlqyer që nga fillimi. Në 2004-ën kur Firefox 0.93 debutoi, ishte një mrekulli e vërtetë.

Ishte shumë më i mirë sesa konkurrentët. Sdo mend që ishte i tillë kur përballë ke një rival si Internet Explorer 6.

Megjithatë dashuria jonë nuk zgjati shumë. Në pak vite Firefox filloi të ngadalësohej. Kur Google solli Chrome në 2008-ën, të gjithë ishin gati për ndryshim.

Që atëherë janë të shumtë ata që mbanin një sy tek Firefox por asnjëherë nuk u tunduan të bënin qoftë edhe një hap drejt tij.

Në raportin më të fundit të shfletuesve nga Programi i Analizave Dixhitale DAP, Firefox kishte rënë në 6%, shumë larg Chrome me 44.5%, Safari me 26.7% e madje Internet Explorer 9 me 12.9%.

Në fillim të këtij viti ishte CTO-ja i Mozilla tha se Firefox ishte projekt i marrë fund.

Kështu Mozilla vendosi jo vetëm të rishikonte të ardhmen e Firefox, por ta ndërtonte nga e para në një shfletues të ri dhe të fuqishëm.

Rezultati është Firefox Quantum. A është ky version i Firefox aq i shpejtë sa të plotësojë nevojat e përdoruesve të tij?

Së pari të shohim çfarë fshihet brenda tij. Firefox-i i ri vjen me një motor të ri pasqyrimi dhe ndërfaqe të re CSS quajtur Stylo.

E gjitha kjo e shkruar në Rust i cili përfiton nga avantazhet e kompjuterave me shumë bërthama. Gjithashtu ka një pamje të re të quajtur Photon.

Shefi i Firefox Mark Mayo thotë se Firefox Quantum është 2 herë më i shpejtë se Firefox i gjashtë muajve më parë.

Ne mund të themi se sdo shumë të ndërtosh një Firefox me dyfishin e shpejtësisë së atij që ishte. Pyetja është “A është më i shpejtë se Chrome?”

Besojeni ose jo, është! Sipas testimeve Firefox Quantum dhe Chrome 62 ndajnë fitoret mes tyre.

Quantum fitoi me lehtësi ndaj Firefox 56. Megjithatë ka një kosto. Gjithë ato ndryshime në sfond të aplikuara në Firefox kanë mbyllur dyert për shtojcat e shfletuesit.

Arsyeja pse shumë njerëz kanë qëndruar në Firefox ende janë pikërisht shtojcat. Në 2015-ën Mozilla u distancua nga XPCOM dhe XUL në favor të WebExtensions.

Sigurisht një pjesë e madhe e shtojcave popullor janë transferuar drejt platformës së re, por disa prej ende jo.

Doni të dini se cilat shtojcat funksionojnë ende në Firefox 57? Mozilla ofron një faqe të quajtur Add-on Compatibility Reporter për këtë qëllim.

A do të kthehemi në Firefox? Jo. Tashmë jemi përdorues të Chrome. Edhe pse Mozilla ka bërë shumë për të rritur shpejtësinë e Firefox, pjesa më e madhe e përdoruesve besnikë kanë për të ikur prej kësaj, shtojcave. /PCWorld Albanian