Firefox Quantum mbërrin edhe në Android

E publikuar: 16/11/2017 07:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej mëse një vit Mozilla ka pasur temë kryesor diskutimesh projektin Firefox Quantum dhe ditën e djeshme mbërriti në desktop.

Në Android, Firefox Quantum pritet të debutojë më Firefox 59 ndërsa ca elementë të tij ishin të pranishëm në versionin 57 publikuar ditën e sotme.

Firefox Quantum është një riimagjinim i shfletuesit të Mozilla nga e para i cili është jo vetëm më i shpejtë por edhe më efikas krahasuar me konkurrentët.

Versioni Android do të kalojë nëpër të njëjtin proces por versioni 57 ka inkorporuar vetëm disa prej të rejave të Firefox Quantum.

Ndërfaqja Photon UI është një prej tyre, performanca gjithashtu si dhe mbështetja për tabet e personalizuara.

Por i mungon motori i pasqyrimit CSS të Quantum për shpejtësinë që e karakterizon homologun desktop dhe mungesa e tij vihet re lehtësisht.

Firefox 57 ende nuk ka mbërritur në Play Store e nëse nuk doni të prisni më gjatë, atëherë shkarkoni APK-në në këtë lidhje. /PCWorld Albanian