Firefox Lockbox ju jep akses në fjalëkalimet e ruajtura në shfletuesin Firefox

E publikuar: 28/03/2019 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mozilla Firefox Lockbox prej kohësh ka ndihmuar përdoruesit e iOS të qëndrojnë të përditësuar me fjalëkalimet e tyre dhe organizata jofitimprurëse ka vendosur ta sjellë edhe në Android.

Ashtu si homologu i tij në iOS, aplikacion ndihmon që të merrni fjalëkalimet e ruajtura në Firefox. Nuk është një menaxher tradicional aplikacionesh por është më shumë për tu siguruar që ta keni të lehtë të kyçeni në shërbime të ndryshme.

Fjalëkalimet enkriptohen me standardin 256-bit dhe mund të aktivizoni edhe skanerin e shenjave të gishtërinjve për të siguruar më tutje aplikacionin për një nivel më të lartë sigurie.

Nuk është aq i mirë sa menaxherët e plotë të fjalëkalimeve por të paktën është falas. Nëse jeni një përdorues i Firefox mund të jetë i disponueshëm në shumë raste dhe në vend që të resetoni një llogari mund të merrni fjalëkalimin e ruajtur por që nuk e keni përdorur prej kohësh. /PCWorld Albanian