Firefox 66 bllokon videot që luhen automatikisht me zë

E publikuar: 20/03/2019 01:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Versioni i fundit i Firefox do të bllokojë luajtjen e automatike të videove me zë në ueb. Funksioni mund të aktivizohet në Firefox 66 në çdo uebsajt, por gjithashtu mund të bëni përjashtime.

Versioni i i fundit i shfletuesit gjithashtu do të bllokojë reklamat që hapen ngadalë si dhe ofron një funksion për të kërkuar nëpër tabe të hapura.

Edhe pse konkurrenti kryesor i Firefox, Chrome, filloi të bllokonte videot që luhen automatikisht me versionin 66, nuk është aq i sofistikuar sa ai i Mozilla.

Chrome lejon luajtjen e videove automatike në mese 1,000 sajte popullore, ndërsa pjesën tjetër e bllokon. Për të bllokuar luajtjen edhe tek këto 1,000 uebsajte, drejtohuni tek “chrome://flags/#autoplay-policy” dhe ndryshon konfigurimin në “Document user activation is required.”

Mozilla thotë se sajtet që luajnë automatikisht videot pa zë nuk do të bllokohen. Përveç funksioneve të reja video, përmirësime të tjera minimale janë aplikuar. Përshembull do të bllokohen reklamat që hapen ngadalë duke dhe që vonojnë eksperiencën e shfletimit.

Së fundi versioni i fundit i Firefox vjen sjell mbështetjen e WebAuthn për Windows Hello duke lejuar përdorin e sistemeve biometrike të sigurisë së Microsoft për tu kyçyr nëpër uebsajte.

Firefox 66 mund të shkarkohet nga disa e sotme përmes uebsajti të Mozilla. /PCWorld Albanian