Fiorentina refuzon ofertën e lartë të Romës për Chiesan

E publikuar: 31/05/2018 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka dështuar me ofertën e parë për ta transferuar talentin italian Federico Chiesa.

Reprezentuesi i Italisë ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm te Fiorentina në Serie A.

20-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime të tjera në 36 ndeshje të zhvilluara.

Gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve, Roma ka testuar Fiorentinën me një ofertë të parë për lojtarin.

Roma e ka ofruar Stephan El Shaarawyn te Fiorentina. (Getty Images)

Giallorosët kanë ofruar 40 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Stephan El Shaarawy.

Kjo ofertë edhe pse është vlerësuar shumë e lartë në Itali është refuzuar nga klubi Vjollcë.

Roma pritet që gjatë ditëve të ardhshme të dërgoj një ofertë më të lartë për Chiesan.

Në garë për lojtarin mbeten edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Inter dhe Napoli. /Telegrafi/