Fiorentina i afrohet Europes, mposhti Udinesen

E publikuar: 11/02/2017 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiorentina ju afrua zonës europiane pas një fitoreje të thjeshtë ndaj Udineses, që gjithsesi mbetet në “ujra” të qeta në klasifikim. Skuadra vjollcë dominoi plotësisht përballjen me friulanët dhe rezultati 3-0 është treguesi, megjithatë skuadra e Sousës pati vështirësi vetëm sa gjeti golin e parë me Valeron që zhbolloi ndeshjen në të 41-tën.

Në pjesën e dytë, Fiorentina jo vetëm menaxhoi rezultatin por arriti të thellojë më tej rezultatin, me Bubacar që ngriti shifrat në 2-0 në të 62-tën.

Fitorja u vulos ndërkohë nga Bernardeschi që nga pika e bardhë regjistroi të tretën fitore radhazi 3-0 për të tijtë në “Franchi” ndaj Udineses.