Finlanda i frikësohet Kosovës

E publikuar: 27/08/2016 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lukas Hradecky, portieri i Finlandës, e ka pranuar se nuk do ta kenë aspak lehtë ndaj përfaqësueses së Kosovës.
Portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, thotë se përfaqësuesja e Kosovës në futboll është një mister për Finlandën. Por, ai është në dijeni se nuk do ta ketë një përballje të lehtë më 5 shtator në Turku.

Kosova do të përballet me Finlandën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018. Do të jetë ndeshja e parë në eliminatoret për Botërorin 2018 për të dy përfaqësueset.

“Mendoj se është një mister i vërtetë. Mirëpo, e sigurt është se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Kosova ka lojtarë të fortë”, ka thënë Hradecky për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Finlandës.

“Ne ende nuk e dimë se cilët lojtarë do të luajnë për të, varet se cilët do të afrohen në radhët e saj. Unë shpresoj që tifozëria në Turku të na ndihmojë drejt fitores”, ka theksuar ai.