Financat e Spotify po kalojnë momente të shkëlqyera

E publikuar: 06/02/2019 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spotify raportoi ditën e Mërkure rritje me 30% të të ardhurave të kompanisë në tre mujorin e fundit të 2018.

Rritja e të ardhurave erdhi si rezultat i tërheqjes së më shumë abonentëve me pagesë.

Abonentët mujorë me pagesë, të cilët përbëjnë 90% të të ardhurave, u rritën në 96 milion në fund të Dhjetori nga 87 milion që ishte tre mujorin e kaluar.

Të ardhurat u rritën në 1.5 miliardë euro nga 1.15 miliardë një vit më parë.

Pak ditë më parë u tha se Spotify kishte hyrë në bisedime për blerjen e kompanive podcast Gimlet Media dhe Anchor.

Aktualisht rivali kryesor i Spotify është Apple Music, shërbim i cili nuk ka arritur të mbajë ritmin e rritjes së Spotify. /PCWorld Albanian