Filmoi veten duke skijuar në alpet franceze, befasisht rrëshqiti bora dhe u krijua një ortek i madh i borës – skiatori shpëton për një fije floku (Video)

E publikuar: 08/03/2018 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti rrëqethës kur një skiator për pak sa nuk humb jetën derisa po skionte në alpet franceze, ku në një moment rrëshqet bora dhe krijohet një ortek i madh.

Thomas Kray nga Bejruti po rrëshqiste me “snowboard” në Tignes, kur befasisht ndërroi situata dhe ai bënte të pamundurën që t’i shpëtojë vdekjes, transmeton Telegrafi.

I vetëdijshëm se çfarë mund ta gjente, Thomas vendosi të lëviz tutje me shpresën se do të shpëtojë – dhe ashtu edhe ndodhi.

“Fal zotit arrita ta shmang më të keqen, edhe pse në një moment më është dukur se gjithçka përfundoi për mua”, ka deklaruar skiatori Kray.

Por kjo nuk është hera e parë që skiatori nga Bejruti  e gjeti veten në situata të tilla. Vite më parë ai ishte lënduar keq kur një ortek i borës e mbuloi, dhe e “varrosi për së gjalli” për disa sekonda. /Telegrafi/