Filmohet peshkaqeni duke shqyer fokën në ujërat e Massachusettsit (Video, +18)

E publikuar: 15/08/2018 03:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një moment jo shumë i shpeshtë është filmuar nga një grup burrash që ishte në një anije – peshkaqeni duke shqyer fokën, duke bërë që uji përreth të bëhet i kuq nga gjaku.

Videoja është postuar në rrjetet sociale nga “Atlantik White Shark Conservancy” me seli në North Chatham të Massachusettsit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet anija e hulumtuesve duke vrojtuar me vëmendje çdo lëvizje të peshkaqenit të bardhë. Në një moment njëri prej tyre afron kamerën në ujë me një shkop për të parë se çfarë po ndodhte, kur befasisht peshkaqeni e kapi një fokë të cilën e copëtoi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ata kanë arritur ta filmojnë edhe nën ujë veprimin e peshkaqenit të bardhë, që shihet duke mbajtur në gojë një copë të fokës që e kishte shqyer.

Që nga publikimi i videos në internet ajo është shikuar nga mijëra persona dhe për pak orë është bërë virale, ndërsa një moment i tillë ndodh shumë rrallë të filmohet për faktin se peshkaqenët janë të paparashikueshëm dhe nuk dihet se kur sulmojnë. /Telegrafi/