Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

E publikuar: 23/09/2016 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nuse e ardhshme e cila u filmua duke puthur me pasion një burrë që sapo njohu në festën “hen do”, iu desh të anulonte dasmën pasi klipi u bë viral.

Emma Alicia Paz Ayala nga Hermosillo, Meksikë, doli për të festuar me mikeshat e saj natën e fundit të “lirisë” si një vajzë beqare në resortin “Playa Del Carmen”.

Video arriti deri te i fejuari i saj, Pablo Torres Gandara dhe familja e tij – e më pas dasma u anulua.

Sipas raportimeve ishte Emma ajo që vendosi të mos martohej, megjithatë nuk është dhënë asnjë informacion tjetër.

https://youtu.be/b39eOxf6d3g