Filmi “Elvis Walks Home”, në Montreal World Film Festival

17.08.2017 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Filmi “Elvis Walks Home”, në Montreal World Film Festival

Filmi “Elvis Walks Home” me regji nga Fatmir Koçi do të marrë pjesë në Montreal World Film Festival 2017, që zhvillohet nga data 24 Gusht – 4 Shtator. “Elvis Walks Home” është seleksionuar në World Competition, për çmimin “Grand Prix des Americas” 2017. Detaje për pjesëmarrjen në festival do të japë vetë regjisori ditën e enjte në konferencën për shtyp, ku do të jenë dhe disa nga aktorët kryesorë që luajnë rolet e fëmijëve. Prodhimi kinematografik “Elvis Walks Home” i cili vjen në regjinë e regjisorit Fatmir Koçi sjell një bashkëpunim të Film and Music Entertainment (F&ME) të Britanisë dhe Kkoci Productions and Zagreb’s Propeler Films.  “Elvis Walks Home”.

Por nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre, duke kujtuar këtu filmin e njohur “Amsterdam Express. Në këtë prodhim kinematografik marrin pjesë emra të njohur të aktrimit në Shqipëri si Amos Zaharia, Dritan Kastrati, Romir Zalla, Sara Kapo, Ergys Halili,  Maradona Kodra, etj. Roli i protagonistit i është besuar aktorit britanik Nick Shreli, i cili vjen si një djalë që gjen punë si zbavitës për trupat britanike gjatë luftës në Ballkan në vitin 1999, por shumë shpejt do ta gjejë veten në mes të betejës.

Shrelin e kujtojmë nga prodhimi kinematografik “Mickey”. Filmi bën fjalë për fatin e disa fëmijëve jetimë nga lufta të mbetur në rrugë, ndërkohë që me ta takohet një imitues i Elvis Presleyt, i cili zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike. Aktor kryesor, Dritan Kastrati është shprehur se roli i tij është mjaft i rëndësishëm për vetë dramën që mbart dhe rrëfimin e një kohe, e cila sjell një pjesë të Shqipërisë së dikurshme.  Më parë regjisori Koçi solli “Amsterdam Express”.

Në këtë film që ishte po bashkëpunim me (F&ME) të Britanisë marrin pjesë aktorë që punojnë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, si Blerim Destani, Flonja Kodheli, James Biberaj, etj. Filmi trajton historinë e një djali shqiptar që transferohet në Amsterdam për të siguruar para, për të ndërtuar shtëpinë e tij në Shqipëri, ku ka lënë dhe të dashurën. Në kryeqytetin hollandez përfshihet në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim, duke përfunduar kështu mes trazirave dhe dy dashurive. Pas këtij realizimi regjisori Koçi tashmë do të prezantojë “Elvis Walks Home” ,që do të marrë pjesë dhe në festivalin kanadez

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit