Filluan xhirimet për filmin e Hillary Clinton

E publikuar: 16/03/2017 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë filluar xhirimet e filmit për demokraten Hillary Clinton.

Filmi që do të titullohet“ When I’m a Mot” fokusohet në vitin kur Clinton punoi punë të zakonshme në Alaska, në kohën kur ajo ishte në mes të diplomimit në fushën e ligjit, në vitin 1969. Aktorja Addison Timlin do ta luajë rolin e Hilaryt, 22 vjeçare. Bashkëdrejtuesit e filmit dhe shkrimtarët Magdalena Zyzak dhe Zachary Colter shpjeguan ne SXSW që filmi i tyre në të vërtetë nuk është një film biopik apo që tregon jetën e dikujt, por është një dramë se si politika të bënë të mos jesh i vërteti.

Një film i tillë për Hillaryn ka qenë në zhvillim për disa vite mirëpo Lionsgate ka hedhur idenë e projektit në vitin 2015, ndërsa e ardhmja e tij momentalisht nuk është e qartë.

“Ka një shans më të mirë të ndodhë kjo nëse Clintoni do të zgjidhet presidente”, kishte shkruar skenaristi Young II Kim vitin e kaluar.

“Hollywood nuk bën filma në lidhje me humbësit” shtoi ai .

Kjo skriptë u vendos në kulmin e skandalit Watergate, dhe merret me Hillaryn si avokatja më e re e zgjedhur për Komitetin Gjyqësor në fajësimin e Nixon.